ARKATANA

Për tentim vrasje dy të pandehur marrin nga një muaj paraburgim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurve, R. K. dhe F. K. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit, shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Paraburgimi kundër të pandehurve llogaritet prej datës 23.05.2014 deri më datën 22.06.2014.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.

—————————————————

Një muaj arrest shtëpiak ndaj dy të pandehurve M. J. e H. L.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e paraburgimit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji në çështjen penale ndaj të pandehurve, M. J. dhe H. L..

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake nuk qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Të pandehurit, M. J. serb, qytetar i Republikës së Kosovës dhe H. L. shqiptar, shtetar i Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mobi Casa

Masa e arrestit shtëpiak të pandehurve llogaritet prej datës 23.05.2014 deri më datën 22.06.2014.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.

——————————————–

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M. R.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit, M. R. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge.

Paraburgimi kundër të pandehurit llogaritet prej datës 22.05.2014 deri më datën 22.06.2014.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.