ARKATANA

Mustafa shprehet kundër koalicionit me PDK-në, thotë se kjo qeveri ka rënë nga provimi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se qeveria në largim ka rënë nga provimi sepse ka qeverisur keq. Ai ka thënë se qytetarët nuk do t’u besojnë më dhe nuk do t’ua falin gabimet që kanë bërë.

“Por, duhet të dalin në opozitë”, ka thënë Mustafa, sipas të cilit, LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që kanë qeverisur keq.

Ai ka thënë se është i bindur që LDK mund të organizohet mirë dhe të punojë për fitoren e 8 qershorit.

ARKATANA

“Shprehë bindjen e thellë se ne mund të organizohemi mirë, të punojmë deri më 8 qershor, të korrim fitore të rëndësishme, e cila nuk është individuale dhe as e LDK-së, por fitore e Kosovës, sepse Kosova e meriton që LDK ta qeverisë. Prandaj, ne nuk dëshirojmë që më 8 qershor të marrim vetëm votat e anëtarësisë, por të gjithë atyre që dëshirojnë ta rrëzojnë qeverinë e Thaçit”, ka thënë Mustafa, sipas të cilit, e vetmja fuqi që mund ta bëjë këtë është LDK”, ka thënë Mustafa

“Qytetarët, me vullnetin e tyre më 8 qershor, duhet t’ia marrin nga duart qeverisjen atyre që me papërgjegjësi e për interesa personale e kriminale, që nuk janë të qytetarëve të Kosovës duan ta mbajnë pezull vendin dhe vullnetin e qytetarëve. Vullneti i qytetarëve nuk është ta sakrifikojmë shtetin, ta vëmë në sprovë sërish. Qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë dhe ne do të jemi ata që shtetin do ta ruajmë si sytë e ballit”, ka thënë Mustafa.

Këto komente kreu i LDK’së, i ka bërë gjatë një tubimi në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.