Hidromorava

Mustafa: Fitorja e LDK-së e orienton Kosovën kah Evropa

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati i saj për kryeministër, Isa Mustafa, u ka thënë të premten në mbrëmje strukturave të degës së dytë të LDK-së dhe aktivistëve të saj se e kanë obligim të angazhohen për t’i njoftuar sa më shumë qytetarë me programin qeverisës të LDK-së dhe t’i bindin ata që fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit është jetike për orientimin e vendit tonë kah Evropa.

“Me një fitore të thellë në këto zgjedhje, LDK do të dëshmojë se është partia e parë politike në Kosovë, që përfaqëson më së miri interesat e qytetarëve të Kosovës dhe që do ta orientojë Kosovën kah zhillimi dhe integrimi në familjen euro-atlantike”, ka thënë Mustafa, njofton kumtesa nga LDK.

Mustafa ka theksuar se angazhimi LDK-së do ta kthejë suksesin e saj, do ta pamundësojë votën e gabuar, siç ka ndodhur kur është votuar qeverisja në largim dhe siç ka ndodhur në Prishtinë, në zgjedhjet e fundit.

FIDANISHTJA

“Kemi një program që ofron zgjidhje për secilin problem. Ofron zgjidhje për punësimin, zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë, shkollimin më të mirë, për shëndetësi të mirë e efikase, forcimin e shtetit ligjor që të mos na ndodhin skena të tilla që tregojnë dështimin e shtetit”, ka thënë Mustafa, sipas të cilit, dështimet e shtetit do të përfundojnë me dështimin e Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se më 8 qershor, qytetarët e Kosovës, votuesit tradicionalë të LDK-së, nuk duhet të mendojnë më se ka kush voton dhe të mos dalin në votime. “Ne duhet të dalim të gjithë të votojmë. Të tregojmë se jemi partia më e madhe në Kosovë, jemi partia e Presidentit Ibrahim Rugova, e fitoreve dhe që Kosovës ia kthen demokracinë, barazinë dhe lirinë dhe shtetin e orienton Evropa. Nuk do të arrijmë këtë, nëse kësaj radhe nuk fiton LDK. Objektiv yni është fitorja e LDK, sepse kështu fitojnë të gjithë qytetarët”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i degës së dytrë të LDK-së, Mustafë Krasniqi, ka theksuar se 54 është numri i fitores së LDK-së, të cilës do t’i ndihmojë Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, e cila është e mobilizuar dhe do të punojë për t’i bashkuar sa më shumë qytetarë rreth platformës qeverisëse të LDK-së.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.