ARKATANA

Shala: Kurrë më zor nuk ka qenë për politikanët

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Njohësi i proceseve politike dhe elektorale Behxhet Shala, ka vlerësuar se parafushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në krahasim me ato të mëhershmet, është më mirë, më dinamike dhe më e avancuar.

Ai ka thënë se në këtë fazë, pas Thaçit, Haradinaj është duke e bërë fushatën më të mirë.

Sipas Shalës, nuk ka qenë kurrë më vështirë se kësaj here për ta programuar fituesin e zgjedhjeve.

Fundamenti

Pavarësisht kësaj, Shala ka deklaruar se beteja kryesore për vendin e parë në këto zgjedhje do të zhvillohet në mes të PDK’së dhe LDK’së, shkruan Epoka e Re.

Ai ka thënë se në këtë fazë PDK’ja ka një epërsi të lehtë në raport me LDK’në për shkak të fushatës dhe arritjes së koalicioneve.