ARKATANA

Zhbogar: Duhet larguar bllokada në veri, është bllokadë psikike

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, thotë se Kosova është në rrugë të mirë drejt liberalizimit të vizave dhe se tashmë BE po përgatitet për raportin e dytë për këtë qëllim. Edhe pse, moszhvillimin ekonomik e sheh si pengesë të madhe në këtë proces.

Ai shprehet i gëzuar që fytyra të reja po kyçen në politikë, madje tha se krejt çka nevojitet në mënyrë që të kemi zgjedhje të mira, fer dhe demokratike është vullneti politik.

E Zhbogar shkon edhe më tej, thotë se barrikada në Mitrovica duhet larguar për shumë arsye, përderisa e vlerëson se ajo nuk është vetëm bllokadë fizike por edhe psikike.

Kështu është shprehur ai në një ligjëratë të cilën e ka dhënë për studentët e Kolegjit privat “Riinvest” në Prishtinë.

“Jemi këtu që t’i largojmë të gjitha barrikadat që ka Kosova në rrugën drejt normalizimit të jetës në Kosovë dhe drejt largimit të barrikadave që do t’i mundësojnë Kosovës rrugën drejt BE-së. Barrikada e radhës që paraqitet për Kosovën është liberalizimi i vizave. Kosova ka bërë mjaft në këtë aspekt sidomos ne vitin e kaluar. Tani po përgatitemi për raportin e dytë për liberalizim të vizave dhe besoj se … ekonomia është një ndalesë rrugore tepër e rëndësishme. Edhe po të kishte liberalizim të vizave, qytetarët do të kishin të pamundur të udhëtonin në Evropë, në mungesë të parave për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të të papunëve”, ka thënë ai, transmeton KP.

Uji Dea

Ndërsa, sa i përket misionit të EULEX-it në Kosovë, Zhbogar ka thënë se situata e djeshme, tregon më së miri se ky mision është i nevojshëm të qëndroj ende në vendin tonë.

“Blloku tjetër i rëndësishëm është, do të thoja, që është në të vërtetë bllokada rrugore. EULEX jo si bllokadë rrugore, por në të vërtetë si një ndihmë për ta hequr bllokadën rrugore. Por ne kujtomë të kuptohet sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve të sundimit të ligjit këtu në Kosovë dhe për këtë mendoj që është e rëndësishme që duhet të punohet në bllokadën rrugore në mënyrë për ta larguar atë, sepse është e rëndësishme për viza, është e rëndësishme për përparim drejtë bashkimit evropian, por më me rëndësi për vet Kosovën për t’u parë që ka institucione funksionale, kur flasim për bllokada rrugore, sigurisht që nuk mund ta shmangim bllokimin e rrugës në mënyrë fizike që ekziston në Mitrovicë dhe për këtë ne jemi këtu, për ta larguar atë, bllokada rrugore në Mitrovicë nuk është vetëm fizike, është bllokadë fizike që prezanton edhe bllokadë psikike”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e përgjithshme të cilat pritet të mbahen në Kosovë.
Zhbogar ka thënë se zgjedhjet të cilat po vijnë, beson se nuk do të jenë barrikada shtesë për Kosovën.

Ai pret që zgjedhjet të jenë edhe më të mira se ato lokale që u mbajtën në fund të vitit të kaluar. Thotë se krejt çka nevojitet është vullneti politik.
Ai ka thënë se është me rëndësi që zgjedhjet të shkojnë mirë, derisa ka përsëritur se krahasuar me vitin 2010 dhe 2013, tani Kosova ka marrëdhënie shumë më të mira dhe është më afër BE-së.

Zhbogar, derisa i ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje, ka thënë se është i lumtur që sheh fytyra të reja në politikë, siç janë qytetarët nga shoqëria civile