ARKATANA

Osmani: Atë që nuk bëri Vlora, do ta bëjmë ne

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kriteret për liberalizimin e vizave ende nuk janë plotësuar. Osmani ka thënë gjatë një interviste në RTK3, se ministritë e kryeministrit Thaçi, siç i ka quajtur ajo i kanë fshehur rezultatet sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

E, kryesisht Ministria e Integrimeve, që sipas Osmanit, ministrja Vlora Çitaku është arsyetuar gjithmonë.

Por jo vetëm ministria e Integrimeve është kritikuar nga Vjosa Osmani. Ajo ja ka hedhur fajin të gjitha ministrive të qeverisë, për siç thotë ajo stagnimin në këtë proces dhe skandalet që kanë stagnuar këtë proces.

Uji Dea

“Ministritë e Qeverisë Thaçi kanë qenë fajtore se Kosova ka stagnuar puna e liberalizimit të vizave. Kriteret nuk janë plotësuar. Ministritë nuk kanë punuar”, ka thënë Osmani.

Mirëpo ajo ka thënë se me qeverisjen e LDK-së në krye me Isa Mustafën do të plotësohen brenda pak muajsh.

“Brenda pak muajsh ne do ti bëjmë dhe do ti përmbushim. Problemi kryesorë ka qenë mungesa e vullnetit politik dhe skandalet që i ka shkaktuar vetë qeveria. Ndërsa brenda një viti ne do të kemi liberalizim të vizave”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/