Fundamenti

Pacolli: Do të jem i fundit në listën e AKR-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ai nuk do t’i prijë listës së AKR’së.Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan se “një qëllim të vjetër po e realizon edhe simbolikisht:

Dëshira për të treguar respekt dhe vlerësim për njerëzit, shkruan ai në Facebook, është një nga arsyet që e shtynë ta bëjnë këtë.

Ja mesazhi i plotë i Pacollit në Facebook:

Të nderuar miq të mi, qytetarë të Kosovës

FIDANISHTJA

Një qëllim të vjetër po e realizoj sot edhe simbolikisht. Është dëshira që kam për të treguar respektin dhe vlerësimin tim për njerëzit me të cilët veproj, dhe të cilët janë bashkëvizionar në qëllimin për të ndërtuar një Kosovë ku vendi i punës nuk është luks dhe ku mirëqenia e qytetarit është interesi i vetëm i politikës.

Unë nuk do t’i prij listës së AKR-së. Do të rënditem i fundit. Le të jete kjo një dëshmi para votuesit se për vizionin tim dhe të AKR-se me të rendesishëm se sa unë janë bashkepunetorët e mi, e më të rendesishëm se të gjithë ne së bashku, janë votuesit tanë – qytetarët e Kosovës.

Vetëm keshtu ne jemi më të fuqishëm. Ne, kandidatët për deputetë jemi individe dhe fuqinë tonë e përcaktojnë qytetarët me votën e tyre.

Me fat drejt fitoreve te reja! B.P.