UBT

Synojmë t’i fitojmë 40 ulëse në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë se kjo parti edhe pas 8 qershorit do të renditet forca e parë politike në vend, duke u përfaqësuar me 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Do të ishte reale të pretendojmë numër prej 40 deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kuçi në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së ofron para qytetarëve njerëz me kredibilitet të lartë njerëzor, kombëtar, moral dhe profesional.

Ai ka mohuar se ka përçarje në PDK për shkak të prurjeve të reja.

Kuçi ka thënë se PDK-ja ka qenë e hapur për njerëzit e rinj, por edhe i ka ruajtur strukturën dhe substancën e partisë.

Sa i përket koalicioneve pas zgjedhjeve, Kuçi ka thënë se PDK-ja s’do të ketë vija të kuqe për asnjë parti.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se koalicioni i ardhshëm qeverisës duhet t’i ketë 61 deputetë shqiptarë në mënyrë që pushteti të mos rrezikohet nga ndonjë lëvizje e minoriteteve.

Duke e komentuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve ndërmjet LDK-së dhe AKR-së, Kuçi ka bërë të ditur se PDK-ja do të dalë partia e parë politike dhe ajo do ta zgjedhë partnerin e koalicionit.

“Pas zgjedhjeve të 8 qershorit nuk besoj se do të ketë mundësi që LDK-ja e AKR-ja të bëjnë koalicion sepse PDK-ja do të dalë partia e parë”, është shprehur ai.

Kuçi i është përgjigjur edhe deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka kërkuar përballje në një debat televiziv me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.

“Isa Mustafa debatin e parë duhet ta bëjë me Shpend Ahmetin, pastaj të kaloj në debatin tjetër”, ka deklaruar Kuçi. /epoka e re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.