Në PDK e Gjilanit aderojnë 250 të rinj
Gjilan – Në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan sot aderuan mbi 250 të rinj në krye me Omer Dakun ish nënkryetarë i Komunës së Gjilanit dhe ish kryetarë i AKR- së.
Sami Hoxha koordinatorë i PDK-së në Gjilan ju uroj mirëseardhje Omer Dakut me të rinjtë dhe tha se në PDK- në e Gjilanit ka vend për të gjithë dhe gjithashtu PDK dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit ka nevojë për njerëz të suksesshëm të politikës dhe të profesionistëve. “Ne bashkërisht do të jemi fitues të zgjedhjeve të 8 qershorit sepse Gjilani ka nevojë për ne dhe do t`i ikin pakënaqësive të cilat po i përjetojnë nga qeverisja lokale” ka thënë Hoxha.
Omer Daku tha se ne jemi vetëm një simbolikë sot ku në mesin tonë kemi profesionistë të profileve të ndryshme dhe duke u nisur edhe nga fakti se kemi edhe ish drejtorë të suksesshëm komunalë gjë që komunikimi i mirë gjatë qeverisjes dhe punët e mira të bëra bashkërisht me ju dhe të cilat janë të njohura për opinionin publik ne kemi kënaqësinë të japim kontribut brenda PDK-së.
Daku tha se në mesin tonë kemi edhe shoqatën e shurdhmemecëve të Kosovës në krye me Enver Kurtalanin, dhe Hamdi Ismajli një inxhinier i suksesshëm i ndërtimtarisë i cili deri sot nuk ishte pjesë e grupimeve politike.
Dega e PDK- së në Gjilan po rritet me aderime të reja të cilat po ndodhin çdo ditë falë angazhimeve të grupit koordinues dhe të strukturës së PDK-së në Gjilan dhe kandidatët tonë për parlamentin e Republikës së Kosovës janë kandidatët më serioz dhe të shquar në sferën politike të Gjilanit tha zëdhënësja Mimoza Shkodra./rajonipress/


