UBT

Hoxhaj, për lamtumirë qeras kabinetin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Përfundimi i mandatit prej ministri, duket se e ka prekur fort Enver Hoxhajn. Edhe pse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrë deri më 8 qershor, si ministër në largim, Hoxhaj ka vendosur tani t’i qerasë me dhurata stafin e kabinetit. E, për këtë punë Ministria e Jashtme është dashur të shpenzojë para nga buxheti i shtetit. Vlera e të cilave ka shkuar në 7 mijë e 237 euro.

Për shijen, dukjen dhe detajet e tjera të këtyre dhuratave do të kujdeset kompania “Free Kosova”, të cilës edhe ia ka besuar MPJ-ja tenderin. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë pranuar të thonë asnjë fjalë për këtë çështje, edhe pse gazeta ka kërkuar përgjigje gjatë ditës së premte.

ARKATANA

Derisa njohësit e ekonomisë dhe shoqëria civile thonë se këto shpenzime janë keqpërdorim i parasë publike. Sipas tyre, është e pakuptimtë që në këtë kohë krize të rriten shpenzimet në lukse dhe dhurata.

Tenderin ”Furnizim me dhurata të ndryshme për Kabinet”, kompania “Free Kosova” e ka fituar më datën 13.05.2014, derisa në garë kanë qenë tri kompani…(Tribuna).