Falsifikon targat, i konfiskohet vetura nga policia
Gjilan – Në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan njësiti policor gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar veturën Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti kishte vendosur targa të tjera që ishin të një veture tjetër ndërsa automjeti ishte me librezë të qarkullimit të shtetit të Zvicrës ku edhe ishte i ç`lajmëruar.
Me urdhër të prokurorit vetura e dyshuar është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


