FIDANISHTJA

Kosova s’ka kryeministër. Është veç perceptim

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Nga Imer Mushkolaj – Për kryeministrin mund të jenë veç perceptim korrupsioni, aferat korruptive BMW me djemtë e tij dhe aferat me terminalet doganore. Për qytetarët është veç perceptim se ata kanë kryeministër. Një kryeministër si Isa Mustafa, pasiv e i pafuqishëm, frikacak e arrogant, nuk i duhet askujt.

Një ditë pasi zyrtarë qeveritarë u krenuan se Kosova ka pasur progres në luftimin e korrupsionit, fenomen ky për të cilin kryeministri thotë të jetë veç perceptim, u bë e ditur se djemtë e Isa Mustafës sërish ishin përshirë në një aferë korruptive me institucione shtetërore – kësaj here me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Mustafa ishte zotuar se djemtë e tij, Besniku e Arbeni, nuk do të fitonin tenderë nga Qeveria, por ky zotim doli ë jetë i rremë. AKI ia ka dhënë tenderin për riparimin e veturës së blinduar BMW X5 kompanisë në pronësi të djemve të Mustafës. Bëhet fjalë për të njëjtën veturë që i ishte dhënë në tender po të njëjtës kompani nga Zyra e Kryeministrit, e që më vonë i ishte dhënë në shfrytëzim AKI’së.

Insajderi.com ka raportuar për dyshimet se tenderi për kompaninë e djemve të kryeministrit ishte kurdisur porse tash, për defektin e njëjtë, të veturës së njëjtë, me çmim katërfish më të lartë. Mustafa ka qenë në dijeni për rastin, ashtu si dhe udhëheqësit e AKI’së, inspektori i përgjithshëm i së cilës në vend se të parandalojë tenderin me shkelje ligjore, kishte bërë presion në Zyrën e Prokurimit që tenderi t’iu jepej Vëllezërve Mustafa, në mënyrë që “t’i ndreqte raportet me kryeministrin”.

Raporti i fundit i Transparency International, që e rendit Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon, kritikon institucionet se nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar këtë dukuri. Por, një ndër këshilltarët e kryeministrit është shprehur i befasuar me këtë vlerësim pasi që, sipas tij, viti 2015 ka qenë vit pa asnjë aferë korruptive. Pikërisht në korrik të atij viti, Zyra e Kryeministrit ia kishte dhënë tenderin e shumëpërfolur djemve të tij.

Muaj më vonë, Isa Mustafa kishe bërë thirrje që ta lajmërojnë kur dikush e shfrytëzon emrin e tij për përfitime të çfarëdoshme. “Me gojën plot korrupsion ne po e dëmtojmë imazhin tonë dhe po i frikësojmë investitorët. Korrupsionin do ta mundim nëse e luftojmë bashkë. Do ta mundim nëse e lajmërojmë. Lajmëromëni edhe mua, nëse dikush thirret në emrin tim për të fituar materialisht, qoftë si kryeministër, qoftë si kryetar i LDK’së”, kishte thënë Mustafa. Duket se këtë thirrje nuk e kishin dëgjuar djemtë e tij.

* * *

Fundamenti

Fjala “korrupsion” përmendet 83 herë në raportin e vjetmë të BE’së për Kosovën. Kur kryeministri po deklaronte se korrupsioni është më tepër perceptim sesa realitet, diplomatë europianë po kërkonin diçka tjetër nga ai. Ambasadori amerikan donte dënimin e zyrtarëve të korruptuar, derisa ai britanik po thoshte se korrupsioni nuk mposhtet me tryeza e takime, por me veprime konkrete. Të tilla veprime del të mos jenë ndërmarrë sa duhet, përndryshe vendi do t’i kishte punët shumë më mirë.

Imazhi i Kosovës nuk dëmtohet duke e përmendur korrupsionin e aferat korruptive, siç pretendon kryeministri, por duke mos e ushqyer dhe duke e luftuar atë. Edhe investitorët frikësohen jo nga ata që e përmendin, por nga ata që e kultivojnë korrupsionin. Janë përpjekje të dështuara ato të kryeministrit dhe të zyrtarëve të tjerë të Qeverisë, që ta paraqesin vendin që e udhëheqin ashtu çfarë nuk është. Kosova është e korruptuar dhe përgjegjësit dihen. Një ndër ta, mbase më përgjegjësi, është Hashim Thaçi. Pak muaj pasi kishte marrë postin e të parit të vendit, a kishte deklaruar: “Është evidentuar lufta që duhet të vazhdojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative. Kam besim të fuqishëm se kjo betejë do të jetë e fuqishme, do të fitohet”.

Këto fjalë po i thoshte njeriu, qeverisja e të cilit ishte karakterizuar me afera korruptive e krim të organizuar. Madje, vetë Thaçi ishte zgjedhur president pas tregtisë me poste publike e terminale doganore në këmbim të votave për të. Kur flitet për terminalet nuk duhet të harrohet se ishte ndërruar edhe rregullativa ligjore për t’ua përshtatur dhënien e tyre familjes së një deputeteje dhe djemve të kryeministrit. Shteti në shërbim të individëve.

* * *

Të mërkurën, Isa Mustafa ka përsëritur se gjatë mandatit të qeverisjes së tij, nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive. Me siguri aferat në të cilat janë përfshirë djemtë e tij nuk kanë ndodhur realisht, por janë vetëm perceptim. Ashtu siç mund të jetë perceptim çështja e terminaleve.

Isa Mustafa nuk është i zoti ta luftojë korrupsionin, siç nuk është i tillë t’i zgjidhë ose t’u jep përgjigje shumë problemeve të tjera, me të cilat po përballet vendi – që nga papunësia, varëfëria e zhvillimi ekonomik, deri te liberalizimi i vizave, demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni…, veriu i qeverisur nga Serbia e muri në Mitrovicë.

Përderisa qytetartët po jetojnë në ankth e pasiguri, kryeministri nuk ka përgjigje për asgjë. Për të nuk ndodh asgjë. Gjithçka është veç një perceptim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.