Tare monitoron Mavrajn
Mërgim Mavraj vazhdon të jetë objektiv i Lazios. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Biancocelesti, Igli Tare, është duke e vëzhguar me kujdes gjendjen e qendërmbrojtësit kosovar, i cili po luan me sukses për Greuther Furthin.
Përfaqësuesi shqiptar ishte objektiv i Lazios edhe vitin e kaluar, por në fund ky transferim nuk shkoi në portë.
E tash, mundësitë janë të hapura që në verë, Mavraj t’i bashkohet kolonisë shqiptare në Lazio, pas Lorik Canës, Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.
Përpos Mavrajt, Lazio është në kërkim edhe të qendërmbrojtësit kosovar të Baselit, Arlind Ajeti.


