Azemi shënon sërish
Ilir Azemi nuk ka të ndalur. Sulmuesi kosovar ka realizuar sërish gol, por Greuther Furth është mposhtur në shtëpi nga Munchen 1860 me rezultat 1:2.
Ilir Azemi po vazhdon të realizoj gola në Bundesliga 2. Por, goli i sulmuesit kosovar nuk i ka mjaftuar Greuther Furthit që u mposhtë në shtëpi nga Munchen 1860 me rezultat 1:2..
22-vjeçari realizoi në minutën e 21-të ku më parë miqtë kishin shënuar me Yuya Osako në minutën 15të.
Deri në fund u duk se barazimi do të ishte rezultati përfundimtar i takimit, por ishte Kai Buelow ai që në minutën e 90-të i dha avantazhin Munchen 1860 duke marrë dhe 3 pikët me vete.
Greuther Furth mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, por rrezikon ta humb këtë pozitë në rast se Paderborn e mposht Sandhausenin.


