Eko Higjiena

Dërguti në Strasburg: Serbia nuk e ka tajkaluar të shkuarën e saj koloniale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka mbajtur një fjalim në Strasburg në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plot të deputetes Dërguti në Strasburg:

“Kosova është një rrëfim kolonizimi që zgjati gati një shekull, dhe i përpjekjës së vendosur të popullit të saj për çlirim nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Shteti serb, gjatë luftës së fundit në Kosovë, vrau më shumë se 12,000 njerëz. Mbi 95% e tyre ishin civilë të pambrojtur – kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar. Më shumë se 3,000 janë rrëmbyer, dhe 1,600 persona janë ende të pagjetur. Ka pasur 20,000 gra dhe vajza të dhunuara. Mbi 740,000 persona janë dëbuar me forcë nga vendi, ndërsa 120,000 shtëpi janë shkatërruar nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Uji Dea

Pavarësisht këtyre krimeve, Serbia ka refuzuar të kërkojë falje dhe ende e pretendon Republikën e Kosovës si pjesë të territorit të Serbisë, ndërkohë që financon në mënyrë të drejtpërdrejt strukturat paralele kriminale të saj brenda Kosovës, që mbajnë nën kontroll të armatosur një të katërtën e territorit. Serbia nuk e ka tejkaluar të shkuarën e saj koloniale. Përkundrazi, ajo është duke u përpjekur për të ringjallur atë nëpërmjet taktikave të reja politike dhe ekonomike, dhe me anë të kërcënimit të vazhdueshëm të një lufte të re.

Vetëm në javët e fundit, ka pasur tri zhvillime të ndryshme të nisura nga Serbia: ndërtimi i murit ndarës në veri të Mitrovicës, arrestimi i Ramush Haradinajt, liderit të një partie politike, si rezultat i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, një udhëheqës i cili u shpall i pafajshëm dhe si rezultat u lirua nga Tribunali i Hagës, dhe në fund, përpjekja për të drejtuar trenin nga Beogradi përmes Kosovës. Treni rus megjithatë u ndalua për shkak të mesazhit që mbante nga jashtë, të shkruar në 20 gjuhë të ndryshme, duke pretenduar se “Kosova është Serbi”.

Ky mesazh ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë e Republikës së Kosovës, që është njohur nga 113 shtete, e që sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008, nuk ka shkelur asnjë rregull të aplikueshëm të ligjit ndërkombëtar. Këto njohje nuk janë arritur pa kundërshtimin e drejtpërdrejtë të Serbisë, e cila ka udhëhequr një fushatë gjithnjë e më negative ndaj Kosovës dhe popullit të saj”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.