Hidromorava

Opozita thotë se Kurti po luan me ftesa për takime

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë kësaj jave kryeministri Kurti synon të zhvillojë takime me partitë opozitare, sipas tij, për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri. Por, ftesa e tij ka mbetur e ngrirë, pasi partitë e opozitës PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja refuzojnë takime të tilla në rrethanat aktuale, derisa Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar dekretin e presidentes për shpërndarjen e kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka quajtur jo serioze ftesën e Kurtit, për të cilin thotë se po synon të kompensojë kohën e humbur pasi ka dështuar të arrijë marrëveshje politike para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

“Ftesa është tepër jo serioze sepse kryeministri Kurti ka pasur muaj kohë për të thirrur të gjitha partitë politike dhe për të gjetur një konsensus për emrin e presidentit. Tani ai nuk mund ta kompensojë këtë kohë në sekondat e fundit dhe duhet të respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vetëm pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese mund të ketë takime, nëse ajo e lejon. Ne besojmë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi kuvendi ka dështuar të zgjedhë presidentin. LVV-ja ka një traditë skandaloze për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për të demonizuar të gjithë gjyqtarët e saj dhe për të mos pranuar vendimet e saj.”, tha Behrami.

Kryeministri Kurti përmes ftesës së tij për takim me opozitën ka thënë se synon që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, vlerëson se Kurti është shkaktari që vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duke dështuar ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Deputetja Bytyqi i quan lojëra të Kurtit ftesat për takime.

HW

“Unë më shumë e shoh si një lojë të kryeministrit Kurti, sepse po dëshiron që ta çorientojë pak edhe konfliktin që ka me presidenten Osmani, sepse ne e dimë shumë mirë se Gjykata Kushtetuese, pa e dhënë një vendim deri më 31 mars, ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim asnjë veprim më tutje. Kjo po shihet si një lojë e Kurtit që, nëse shkojmë në zgjedhje, ta fajësojë opozitën për moszgjedhjen e presidentit. Kryeministri Kurti po dëshiron që ta marrë nën udhëheqje edhe postin e presidentit”, tha Bytyqi.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në një përgjigje për RTV21, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret. Kjo thirrje e ambasadës është bërë në një kohë kur zyrtarët e LVV-së presin nga Gjykata Kushtetuese të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes Vjosa Osmani të shpallet kundërkushtetues.

“Ambasada gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret”, thuhet nga Ambasada e Gjermanisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.