Drejtësia na zhgënjeu, bosët e krimit kontrollojnë gjithçka
Sistemi i drejtësisë thuajse asnjëherë nuk ka shkuar drejt përmirësimit të tij dhe as profesionalizmit e zhvillimit, por ka ecur vetëm nga degradimi dhe dështimi. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët, veç tjerash, kanë thënë se edhe lidhjet gjykatë-politikë, por edhe korrupsioni e dukuritë e tjera negative e kanë fundosur si është më së keqi këtë sistem, ku edhe përkundër shumë donacioneve e ndihmave të dhëna ndërkombëtare për këtë sistem nuk është arritur që ai të jetë më efikas, i fuqishëm e profesional, përkundrazi thuaja veçse ka ndodhur e kundërta e kësaj.
DEGRADIMI I SKAJSHËM I INSTITUCIONEVE TË LIGJIT
Politika ndikoi negativisht në reformat e nisura,shkruan gazeta Kosova Sot.
S istemi i drejtësisë thuajse asnjëherë nuk ka shkuar drejt përmirësimit të tij dhe as profesionalizmit e zhvillimit, por ka ecur vetëm nga degradimi dhe dështimi. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët, veç tjerash, kanë thënë se edhe lidhjet gjykatë-politikë, por edhe korrupsioni e dukuritë e tjera negative e kanë fundosur si është më së keqi këtë sistem, ku edhe përkundër shumë donacioneve e ndihmave të dhëna ndërkombëtare për këtë sistem nuk është arritur që ai të jetë më efikas, i fuqishëm e profesional, përkundrazi thuaja veçse ka ndodhur e kundërta e kësaj.
Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se me sa duket grupet e kriminalizuara dhe bosët e krimit qysh në fillim e kanë shtrirë ndikimin e tyre në sistemin e drejtësisë, duke i sistemuar kësisoj njerëzit e tyre, të cilët nuk kanë lejuar të bëhet asnjë reformë, madje edhe ato përpjekje të rralla në këtë drejtim janë penguar dhe sabotuar. Prandaj, sipas tij, drejtësia nuk ka shënuar asnjë rast inkurajues që të shtyn për të besuar se sistemi i drejtësisë me të gjitha mangësitë ka vepruar diku, tamam në mënyrë profesionale.
Sistemi i kalbur
Dibrani thotë se ngecja e shumë çështjeve të pazgjidhura e ka burimin në këtë drejtësi kaq të stërkequr nga vetja e saj, derisa, siç tha, tashmë dihet se lidhjet gjykatë-politikë janë të tejdukshme, të cilat bashkërisht kanë zhvilluar një korrupsion të madh, i cili është shtrirë në të gjitha nivelet duke u bërë kancer i shoqërisë në njërën anë, kurse në anën tjetër shihet se e ka fundosur si është më së keqi këtë sistem.”Prandaj, aq sa ka përgjegjësi politika, po aq përgjegjësi ka edhe vetë sistemi i drejtësisë, i cili tashmë është kalbur, ku në anën tjetër dihet se peshku kalbet fillimisht në kokë. Andaj, në një vend ku nuk punon siç duhet sistemi i drejtësisë, ku nuk ka siguri, ku ligjin e bëjnë paraja dhe nepotizmi, ai vend me vetëdije e ka frenuar zhvillimin ekonomik të vendit, sepse askush nuk ka pasur interes të vjen në këtë vend dhe të humbë miliona euro në emër të ndonjë biznesi”, potencoi ai.”Po ashtu dihet se edhe donacione të shumta që janë ndarë për sistemin e drejtësisë nuk e kanë dhënë efektin e pritur, qoftë ky nivel në ngritjen e vlerave, përkundrazi duket vetëm sa janë topitur idetë dhe ato procese”, theksoi Dibrani.
Reformat e mbrapshta
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se ka shumë faktorë dhe shkaqe e arsye, të cilat kanë ndikuar që përkundër angazhimit maksimal të pranisë së administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut, që nga ditët e para të pasluftës e deri më sot, të gjitha strukturat tjera si vendore, por edhe ndërkombëtare, si dhe misione siç ishte ai më i madh ndonjëherë në historinë e BE-së, misioni i EULEX-it dhe shumë përpjekje të tjera të Bashkësisë ndërkombëtare, ekspertëve dhe të institucioneve vendore. Sipas Baraliut, ne edhe pas kaq vitesh liri e pavarësi nuk kemi arritur që as përafërsisht ta konsolidojmë sistemin e drejtësisë dhe atë gjyqësor në veçanti brenda tij në kuptim të përkushtimit, efikasitetit dhe profesioanalitetit e më pastaj edhe në kuptime dhe gama të tjera.
Baraliu thotë se Bashkësia ndërkombëtare fillimisht ajo që quhej shtylla e tretë e drejtësisë nuk ka qenë as e përkushtuar, por as e vendosur mirë, sepse njerëzit kanë shkuar dhe kanë ardhur 6 muaj apo 1 vit kryesisht dhe sapo kanë filluar kinse reformat në fakt ato reforma kanë qenë të gabuara.”Ne si ekspertë vendorë dhe si profesionistë të fushës u kemi thënë me kohë duke ua tërhequr vëmendjen se nuk janë ato reforma të mirëfillta në gjyqësi, siç pretendonin ata që janë dhe pastaj natyrisht se ata kanë bërë punën e tyre siç kanë menduar sipërfaqë- sisht, jo me përkushtim, edhe në prani të korrupsionit, edhe të mungesës së profesionalizmit, por padyshim edhe qasja e gabuar që ata kanë filluar edhe organizative dhe funksionale e gjyqësorit, pasi më mirë ka qenë gjyqësori ta zëmë i organizuar me ligjin për gjykatat e Kosovës se para luftës dhe në kohën e asaj që quhet tranzicion ndërkombëtar sesa që është me ligjin të tanishëm në fuqi për gjykatat, i cili në fakt e ka destrukturuar dhe defunksionalizuar tërë sistemin e gjykatave”, ka vijuar më tej ai. Pra, së këndejmi, Baraliu ka thënë se ka shumë faktorë që kanë ndikuar që ne të mos jemi të suksesshëm dhe po ashtu të mos jemi plotësisht reformues as në aspektin e përkushtimit vendor dhe as në atë të institucioneve ndërkombëtare./kosova sot/


