UBT

Kurti vazhdon me akuza, thotë se Kosova ka vuajtur më shumë nga masat e opozitës se ato të BE’së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një mbledhje të qeverisë në detyrë, tha se i “mirëpret” heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, për të cilat tha se ishin “të padrejta”.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk “ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat dhe së dyti deeskalimi ishte pikërisht meritë e institucioneve tona”.

Ai tha se ndodhën dy sulme terroriste gjatë kësaj kohe, njëri në Banjskë e njëri në Varagë të Zubin Potokut në Ibër Lepenc dhe për të dy këto sulme, Kurti tha se ishte plan i përgatitur me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë.

Kurti tha se nëse s’do të ishin “vendimet me kohë dhe reagimi i shpejtë dhe profesional i Njësive tona Speciale të policisë, do të zbardhte një realitet krejt tjetër”.

“Për sulmin mbi kanalin Ibër-Lepenc, provat e grumbulluara dhe informacionet rreth të arrestuarve gjithashtu konfirmojnë përfshirjen e strukturave ilegale të Serbisë dhe vetë shtetit të Serbisë”.

United Hospital

“Në retrosprektivë çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Republikën e Kosovës”.

Duke folur për sulmet nga Serbia, Kurti hodhi akuza ndaj partive që ishin në opozitë.

“Ne gjatë gjithë kësaj kohe s’kemi qenë të hidhëruar me BE-në. Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE, por nga opozita parlamentare. Në muajin e kaluar, përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit edhe opozita e tanishme t’ia heqë masat Kosovës”, tha Kurti.

Sidoqoftë, Kuvendi mbeti i bllokuar për muaj të tërë pas insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta bërë Albulena Haxhiun kryeparlamentare, veprimet e së cilës parti rezultuan jokushtetuese.

Po ashtu, një raport i publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, kishte gjetur se masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.