Fundamenti

Haziri: Nuk e kam sharë e as nuk jam takuar me Kadri Veselin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lidhur me deklarimet e fundit të disa individëve të opozitës në Gjilan, dëshiroj të sqaroj opinionin publik: Unë Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, deklaroj se as nuk e kam sharë e as nuk e kam takuar Kadri Veselin, nënkryetarin e PDK-së, siç u proklamua nga disa individ të opozitës në Gjilan.

I rekomandoj degës së PDK-së se problemet tuaja të brendshme të mos mundoheni t’i gjuani diku tjetër sepse neve nuk na interesojnë problemet e brendshme të asnjë partie politike. Kështu thuhet në sqarimin e kreut të Gjilanit Lutfi Haziri.

Definitivisht, po shihet ashiqare që ju keni nevojë urgjente ta takoni kryetarin e nënkryetarin tuaj, e jo ne.

Kjo është logjikë e shpifjeve dhe etiketimeve të ulëta, që me shkrime e me deklarime po mundoheni të shkaktoni amulli te qytetarët, por qytetarët e Gjilanit më nuk mashtrohen me shpifje, etiketime e shantazhe siç keni bërë për gjashtë vjet të keq qeverisjes.

UBT

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, është parti e madhe dhe funksionon me besim qytetar, që në zgjedhjet e fundit kemi marrë besimin e hiç më pak se 26 mijë qytetarëve.

LDK në Gjilan funksionon shumë mirë në koalicion me AAK-në, PSD-në, PD-në, KDTP-në, Lëvizjen Republikane, lëvizjen VATRA e shumë organizata të tjera.

Ju ftoj të përkrahni punët tona të hairit, që prej ditës së parë të marrjes së mandatit e deri më sot, janë realizuar shumë projekte të mira, me qeverisje të ndershme, me duar të pastra e me dyer të hapura.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Mos shiko çka po thotë, por shiko kush po e thotë”! ka thënë në reagimin e tij Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: