Eko Higjiena

Berisha: Shqipëri, më prit edhe pak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ka kërkuar ende kohë për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do t’i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren e Shqipërisë. Një njoftim të tillë e dha përzgjedhësi ‘kuqezi’, Gianni De Biasi.

“Kam folur me Besartin dhe më ka thënë se duhet ta pres edhe disa ditë. Është shumë i zënë te skuadra e vet dhe i duhet pak kohë të reflektojë dhe të bëjë llogaritë e tija. Unë ia kam thënë hapur se do të ishte një figurë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në këtë fushatë kualifikuese dhe se mund të lërë gjurmë. Tani vendimi i takon atij. Jam në pritje’, ka deklaruar dje De Biasi për ‘Panorama Sport’.

Hidromorava

Ndryshe, Berisha po ka probleme me largësinë dhe udhëtimet e gjata kanë qenë arsyetimi i tij për të mos ardhur në ndeshjet e skuadrës shqiptare.

Së fundmi, sulmuesi kosovar nënshkroi kontratë me Melbourne Victory, duke përfunduar aventurën e tij të suksesshme te Brisbane Roar.

Me Melbourne, Besarti do të bashkohet në stinorin e ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.