ARKATANA

Nik Xhelilaj vlerësohet në Houston si aktori më i mirë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, është vlerësuar me çmimin “Best Actor” dhe me çmimin special të jurisë në “WorldFest-Houston International Film Festival”.

Vlerësimin e ka marrë për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Gods”.

Ky është një film i prodhuesit britanik me origjinë nga Pakistani, Jamil Dehlavi, i cili i ka paraqitur projektet e tij në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit.

UBT

“Seven Lucky Gods” mori çmimin “Filmi më i mirë” edhe në “Tirana International Film Festival” nëntorin e kaluar, transmeton tch. Xhelilaj, tanimë një emër i njohur edhe në Turqi falë roleve të tij në serialet turke, ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare me rolin në filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”.

Ai është fitues i mjaft çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.