ARKATANA

NISMA në Gjilan, niset pa (pro) motorin e saj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Shefik Surdulli – Partia e fundit që u vendosë në bredhin politikë, është NISMA e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Aktiviteti dhe zanafilla e tyre filloi të shtrihet nëpër qytetet e Kosovës. Në këtë vazhdë, i erdhi rendi edhe qytetit më specifik-politik Gjilanit. Disa aktivistë të pakënaqur të PDK-së, posa u themelua kjo nismë, pa u hamendur kaluan në krah të Fatmir Limës.

Spektri politik i Republikës së Kosovës, po “stoliset” çdo ditë e më shumë me themelime të partive të reja. Ne si shtet mund të “mburremi” dhe të “krenohemi” që ndoshta jemi të parët në botë sa i përket numrit të madh të partive, krahas numrit të vogël të qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Partia e fundit që u vendosë në bredhin politikë, është NISMA e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Aktiviteti dhe zanafilla e tyre filloi të shtrihet nëpër qytetet e Kosovës. Në këtë vazhdë, i erdhi rendi edhe qytetit më specifik-politik Gjilanit. Disa aktivistë të pakënaqur të PDK-së, posa u themelua kjo nismë, pa u hamendur kaluan në krah të Fatmir Limës.

Ndërmjet anëtarëve dhe udhëheqësve të rinj të Nismës, ka dallime të ndryshme konceptuale, karrieriste, e shpirtë-dashës kundrejt liderit të saj. Disa kaluan që me të vërtetë janë të lidhur shpirtërisht me Fatmir Limajn, ndërsa disa vetëm për shkak që të jenë të parët-bajraktarë.

ARKATANA

Rasti më specifik është ai i Raif Ajetit, ish aktivist i PDK-së, tanimë anëtar i Nismës, i cili bashkë me të atin, kanë dhënë kontribut prej themelimit në PDK.

Raif Ajeti, gjithmonë ka qenë me shpirt e me trup krahas Fatmir Limajt, edhe gjatë gjithë kohës kur ai ka qenë në PDK, gjithashtu edhe gjatë gjithë seancave gjyqësore që u ngritën kundër “Çelikut”.

Raifi ka qenë njeriu i parë që kaloi në Nismë, dhe ne si PDK nuk reaguam fare për këtë, duke qenë koshient se sa ai pëlqen liderin e Nismës. Por, në vazhdimësi të procesit, gjatë zyrtarizimit të Nismës në Gjilan, ai nuk ftohet nga lideri i saj, ndërsa ftohen biznesmenë për të udhëhequr këtë parti në këtë qytet. Kjo është anomali, dhe po vërehet qartë që Nisma po bënë gabime ende pa u nisë mirë.

Sidoqoftë, suksese për të gjithë, po edhe për Nismën, pse jo!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.