Haliti titullar në “Championsin” aziatik
Sulmuesi kosovar Labinot Haliti ka qenë titullar në fitoren e skuadrës së tij WS Wanderers që mposhti skuadrën koreane, Ulsan Hyundai, me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën në kuadër të xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Haliti u zëvendësua në minutën e 77-të.
Me këtë fitore Wanderersat i prijnë Grupit H me nëntë pikë të tubuara.


