FIDANISHTJA

Femrat duhet të lirohen nga koncepti i “lëmoshës”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Valentina (Bunjaku) Rexhepi – Ka qarkulluar gjatë viteve të fundit një sintagmë se që popujt në Evropën Lindore, se shoqëria duhet të lirohet nga koncepti i “robit”. Koncepti filozofik i lirimit nga filozofia e robit, ose thënë ndryshe për të avancuar shprehjen e lire të mendimit, natyrisht se ka qenë pasojë e sistemeve diktatoriale, që kishin ndrydhur shprehjen e mendimit të lirë duke e sanksionuar me delikt verbal.

Por fryma e demokracisë dhe lirimi, prishja e këtyre sistemeve diktatoriale në shoqëri ka lënë pasojat e tyre në shumë fusha te jetës.

Në tranzicion të futjes së shoqërisë në demokraci liberale dhe qytetare, emancipimi i femrës ka pasur një rol të rëndësishëm. Po thuaj, të gjitha përpjekjet e para kanë çuar investimet në shoqërinë civile kah pjesëmarrja e grave në vendim marrje dhe emancipimin e saj politike që të jetë zëri i vetvetes dhe zë i lirë nga stigmat e shoqërisë komuniste.

Femra ka qenë target për të pasur një demokraci funksionale dhe përfaqësuese, dhe varësisht nga vendet dhe emancipimi i shoqërisë ajo është sfiduar të ketë rol të ri në shoqëri.

Kosova, një tregim në vete i shoqërisë komuniste dhe një sistemi pushtues, emancipimin e femrës, e vlerësoj, ta ketë pasur të stigmatizuar dy herë me shumë.

Femra shqiptare ne Kosovë e ndrydhur sa nga problemet e traditës dhe elementeve reaksionare, aq edhe nga problemet diskriminuese të pushtetit, vazhdon të ketë vrragët e ecjes së saj të pavarur.

Për kundër një armate të tërë të femrave të shkolluara, bartëse të institucioneve, të pedagogeve në fakultete dhe shumë të suksesshme edhe në botën e biznesit, në sport dhe fusha të tjera. Marrë në përgjithësi roli i saj në shoqërinë kosovare është ende larg vendit të saj të merituar.

UBT

Është koha e një shpërthimi të madh, femra shqiptare ne Kosovë, duhet të lirohet nga koncepti i kërkimit të “lëmoshës”, askush nuk fale sukseset por ato duhet të meritohen, të merren me force, këmbëngulje dhe përkushtim.

Ngre zërin fuqishëm, dhe bart si lutje të botës të gjithë atyre femrave që kanë vlera të mirëfillta, të kontribuojnë që emancipimi të simotrat tona, të arrijë në atë shkallë, të lirisë, të dëshmimit se femra dinë dhe mundet të arrijë synimet e saja, pa përkrahjen në formë të lëmoshës nga burrat, dhe nga sanksionimet e normave ligjore.

Ne femrat, duhet të jemi ato, të dëshmojmë, të pranojmë luftën e barabartë, të pranimit të barazisë fizike dhe intelektuale me botën mashkullore, dhe në kushte të barabarta të arrijmë fitoren në garën dhe sfidat e jetës.

Ka shembuj në Kosovë, të femrave që fituan meshkujt me vota, ndryshe nga sanksionimi me 30 %. Ka femra të cilat kanë dëshmuar se nuk ka pengesë që ndale sukseset e tyre. Ka femra që vazhdimisht dëshmojnë fuqinë e tyre. Andaj është koha për të gjitha femrat të lirohen nga lëmosha e kërkimit të suksesit. Mjaft kemi trokitur në dyer, është koha të kërcasin portat nga zëri i fuqishëm i femrave, apo jo!? Fitorja e femrës është e sigurt dhe mjafton të ketë vetëm mbështetjen e femrave. Tek e fundit gjysma e shoqërisë sonë, nëse jo më shumë është femra ! Unë kisha mbështetjen e femrës së Gjilanit, dhe sfidova të gjithë meshkujt!

Autorja është Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe Kryesuese e Kolegjiumit të Kryesuesve të Ansambleve Komunale të Kosovës

Në zgjedhjet e fundit ajo mori vota më shumë se të gjithë këshilltarët komunal, dhe doli të jetë njëra nga këshilltaret me votuara në Kosovë./rajonipress/