Hidromorava

Sadiku s’e lë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Loret Sadiku do t’i mbetet besnik Kosovës. Mbrojtësi i Helsingborgut, nuk do t’i kthehet Kombëtares shqiptare, ashtu siç kishte thënë përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi. 22-vjeçari ka pasur një takim të hënën me përzgjedhësin Albert Bunjaku, derisa ky i fundit thotë se Sadiku nuk do të largohet nga Kosova. Bunjaku ka takuar edhe mesfushorin tjetër të Helsingborgut, Ardian Gashin.

“Po natyrisht, Loreti do të jetë me ne. Ai është figurë qendrore në mbrojtje. Unë sot isha në Helsingborg ku bisedova me Ardian Gashin e Loret Sadikun. Ardhja e tyre varet vetëm nga klubi, nëse i liron”, ka thënë Bunjaku të hënën për Arenën. Bunjaku është duke u marrë edhe me një punë tjetër. Këtë herë po negocion me drejtuesit e klubeve të Skandinavisë, për t’ia liruar lojtarët.

Mobi Casa

Në vendet skandinave, kampionatet nuk pushojnë më datat 21 e 25 maj, kur Kosova sfidon Turqinë dhe Senegalin. “Sot (e hënë) isha në Helsingborg dhe takova Gashin e Sadikun. Kam udhëtuar me makinë 780 kilometra, ku pata takim me shefin e klubit të Helsingborgut dhe trajnerin. Jam duke u munduar të gjejmë mirëkuptim. Nuk do të jetë e lehtë t’i bindi, por nuk do të dorëzohem deri më 19 maj”, shtoi i pari i bankinës së Kosovës…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.