United Hospital

Fjala është për 1.090 fëmijë!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Adriatik Kelmendi – Të gjithë të dyshuarit për krime të lidhura me luftën duhet të trajtohen nga gjyqësia, pa dallim etnie, feje, gjinie, moshe etj.Të gjithë individët për të cilët dëshmohet se kanë kryer krime, duhet të ketë dënim të merituar.

Kjo duhet të vlejë edhe për të gjitha shtetet e formuara nga shpartallimi i Jugosllavisë.

Justicia, perëndia romane e drejtësisë, shfaqet në figurën e femrës me sy të mbyllur që mban në njërën dorë peshoren dhe në tjetrën shpatën, si simbol i moralit gjyqësor. Kjo, për t’u siguruar se gjyqësia duhet t’i trajtojë të gjithë njësoj, pa shikuar se kush është kush.

A po vlen ky parim në rastin e themelimit të “Tribunalit të ri” për Kosovën?

Jo!

Në këtë rast bëhet fjalë për një gjyqësi super selektive. “Tribunal special” vetëm për një rast të veçantë të dyshuar të luftës, për vetëm një grup etnik, për vetëm një grup të viktimave.

A bëhet për qëllime të drejtësisë, apo të politikës?
Nëse qëllimi i krijimit të këtij “Tribunali” është drejtësia, atëherë – aq më keq! – kemi të bëjmë me racizëm, pasi që paragjykimi është: një prokuror dhe një gjykatës shqiptar nuk janë të aftë/të ditur/profesionistë/të besueshëm sa ta gjykojnë një shqiptar tjetër (siç ndodh me rastet me krimet në Kroaci, Serbi e Bosnjë, ku edhe janë kryer më tepër krime të lidhura me luftën se në Kosovë).

Hidromorava

Po qe se qëllimi është politik, atëherë s’ka se si të ketë politikë më të poshtër se sa manipulimi selektiv me viktimat.

E meqë në agjendë ndërkombëtare “të drejtësisë”, nëpërmjet të presioneve politike po e shohim të hyjnë vetëm ato raste për të cilat bëhet më së shumti zhurmë, atëherë, në formë proteste, ky shkrim do të përmblidhet vetëm në këto katër fjali:

1.090 (një mijë e nëntëdhjetë) fëmijë shqiptarë llogariten si të vrarë dhe të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

185 (njëqind e tetëdhjetë e pesë) prej tyre më të vegjël se 7 vjeç.

Askush deri më tash nuk është dënuar për vrasjet e tyre!

Ndërgjegje ndërkombëtare: Kur do të themelohet një “Tribunal special” për fëmijët e Kosovës?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.