Sheti kurioziteti nëpër poetikën e Sabit Rrustemit
Nga Haki Bunjaku – Krijimtarinë poetike e nisi që nga banka e shkollës, ku dominonte atdhedashuria. Sabiti vije nga Terzijajt afër Zhegrës,ku nga maja e Çepurit vrojtonte me admirim nga shteti amë, i cili atë botë ishte “mollë e ndaluar.“
„Në Fytyrën e një gjethi“- Poezi, 2012 SH.B. BEQIR MUSLIU)
Sabit Rrustemi, poeti me frymëzim të bollshëm e të përhershëm, ka bërë emër në poezinë shqipe, që tashmë me sukses ka tejkaluar kufinjtë rajonal të Anamoravës, duke u prezentue në çdo vend, ku flitet e shkruhet shqipja.
Krijimtarinë poetike e nisi që nga banka e shkollës, ku dominonte atdhedashuria. Sabiti vije nga Terzijajt afër Zhegrës,ku nga maja e Çepurit vrojtonte me admirim nga shteti amë, i cili atë botë ishte “mollë e ndaluar.“
Në vitin 1978, në mbrëmje po shkonim në një orë letrare në Gjimnazin e Ferizajit. Mi dha poezitë që t`ua lëshoj një sy kalimthi dhe një e ndava që të mos e lexonte, se prekte atje ku të „rrokë zakoni“. Më ndëgjoi, po sot. po ma kthen huan e atëhershme.
Një kohë të gjatë pata humbur kontaktin me krijimtarinë dhe krijuesit nga vendlindja. Puna kishte ndryshuar fort për të mirë, ku vërejta krijues dhe krijime me kualitete artistike. Ndër këta krijues të zellshëm, për momentin do ta veçoj me kënaqësi Sabit Rrustemin e më vonë do të provoj edhe për disa të tjerë, nëse ma lejon shëndeti!
Te krijimtaria poetike e Sabit Rrustemit mbresë të veçantë më kanë lenë: thjeshtësia që në brendi mban përmbajtje të thukët kuptimore dhe përdorimi metaforik në të shprehur, ku metafora nuk vie vetëm thjeshtë si dekor, por ajo është qilimi festiv nga do të kalojnë me krenari poezitë “Në fytyrën e një gjethi“, ku gjethi bëhet personazh, si frymorët, duke e përcjell çdo stinë me veçoritë e cilësitë dhe ngjyrën karakteristike të saj. Kjo është një veti karakteristike e poetit Sabit Rrustemi për t`i personifikue edhe gjësendet, ku gjendet në nji dimension artistik me shkrimtarët e mirënjohur në letërsinë shqiptare.
Kur është fjala të thjeshtësia e vargut, na del poentë vezulluese në shkëlqimin e artit poetik të Sabit Rrustemit.
Në këtë aspekt mund të tërhiqet një paralele me të nderuarin dhe të spikaturin poet, Din Mehmeti, “Këngë e Thjeshtë“, “Shitësi i gështenjave” , “Lami“ apo edhe „Djepi i yjeve“.
Në përmbledhjen“Në fytyrën e një gjethi do ta veçoja poezinë “ NJË DOLLI E FLAMURIT“ ku vëhet në spikamë dashuria e përkushtuar ndaj flamurit të atdhetarit, Ramadanit të Fazës nga Llashtica i cili është i përkushtuar që flamurin ta sjell në Llashticë, Gjilan e rrethinë:
… as për atë rrugë
herë në këmbë e herë mbi kalë
deri në Gjakovë, te
çarshia e Vjetër
ku e mori atë copë zemër…f.6.
Vargu i fundit këtu,nuk është vetëm mbyllje strofe,por dëshmi besnike sesi z.Rrustemi me simbolikën fort të goditur ngre lart komunikimin lirik,duke ikur me mjeshtri nga fjalët e rëndomta dhe nga deklerativizmi.
Më tutje kur shkruan për poetin Tahir Desku shprehet:
…Prej burrave të çartur të Ciçavicës
Mos të hyjë në atë këngë të Drenicës
i ri për plumb i vonë për mbret
sherri i asaj ëndrre u bë poet…f-9.
Cila do të jetë ëndrra e poetit Desku?!
Sigurisht ajo për dashurinë ndaj Atdheut dhe në kulm të saj dashuria ndaj lirisë!
Poeti, këtu qëllimisht na nxit që ta angazhojmë të menduarit dhe të mos jemi vetëm aplauzantë pasiv të teatrit poetik.
Lirika poetike e poetit Sabit Rrustemi është tërheqëse, e kapshme, sensibilizuese e cila për bërthamë ka dashurinë ndaj Atdheut e lirisë së tij, ku me emocione të theksuara shpreh nderim dhe përulje ndaj heronjve.
Rrëfimi i lirshëm metaforik, gjithsesi, i jep forcën shprehëse poezisë së angazhuar të Sabit Rustemit, si në këtë tercinë:
….Ktheva brenda
me një shportë dru
ndeza ftotësinë…
Zatën këto gjetje të të shprehurit poetik përbëjnë palcën artistike të ligjërimit artistik të poetit shumë kreativ, Sabit Rrustemi.
Ose kur e godet Fusnotën që e gllabëroi Republikën:
„Republika derdhet në gotë
si koktej rasti
mbështillet me Fusnotë”.
Këte përbuzje të çoroditshme të Republikës, poeti, me plot arsye nuk e pranon, por në mënyrë elegante e rrefuzon:
…E hiç s`ma ndien
Fusnotën
si biletë e mbaj në xhep
Pa treni le të shkojë!
Një poentë tjetër që i jep fuqi shprehëse poetikës në fjalë është gjuha e kulluet me rranjë e themel shqip, që duhet të shërbejë model për krijuesit tjerë!
Te poeti S. Rrustemi veçojmë edhe një karakteristikë shumë unikate dhe shumë pozitive, kur gjërat e imta i ngrit artistikisht dhe u jep aftësinë animuese.
Dhe, në fund, kam kënaqësinë të shpreh bindjen time, se këto vargënime të S.Rrustemit janë rrast, brilante! Përgëzime autorit!/rajonipress/


