Fundamenti

Prokuroria e Gjilanit ndalon dy persona dhe ngre 10 aktakuza për vepra të ndryshme penale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka intensifikuar aktivitetin e saj gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar dy persona dhe duke ngritur dhjetë aktakuza ndaj dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, njëri nga të ndaluarit dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa personi tjetër është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Dhuna në familje”. Të dy personat janë ndaluar me urdhër të prokurorit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në përputhje me procedurat ligjore.

Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për një varg veprash penale që përfshijnë narkotikët, kontrabandën, dëmtimin e pasurisë, vjedhjen, keqpërdorimin e pasurisë dhe rrezikimin e sigurisë publike.

Dy aktakuza janë ngritur për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa dy të tjera për “Kontrabandimin me mallra”.

Uji Dea

Prokuroria ka ngritur gjithashtu nga një aktakuzë për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Vjedhje e shërbimeve”, “Vjedhja e pyllit”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

Sipas autoriteteve të drejtësisë, këto veprime janë pjesë e punës së vazhdueshme të Prokurorisë në trajtimin dhe ndjekjen penale të rasteve të ndryshme në rajonin e Gjilanit, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe adresimin institucional të veprave që cenojnë sigurinë, pronën dhe rendin publik.

Personat e përfshirë në këto raste konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.