Seferi e rrah Perdomon
Nuri Seferi e ka mposhtur Gusmyr Perdomon pas tetë raundeve, në duelin e zhvilluar në Universal Hall të Berlinit. Pas kësaj fitore, Tysoni shqiptarë ka gjasa të luftoj për titullin e botës në versionin WBO.
Nuri Seferi e ka mposhtur Gusmyr Perdomon pas tetë raundeve. Në duelin e zhvilluar në Universal Hall të Berlinit, boksieri shqiptarë ka dominuar përballë boksierit nga Venezuela.
Në këtë duel Seferi e ka pasur edhe përkrahjen e shumë bashkatdhetarëve të cilët ishin në numër të madh në Universal Hall.
Seferi, i cili mbante pozitën e 14 të botës në kategorinë 90kg (Cruiserweight), pas kësaj fitore ka gjasa të ngjitet në Top 5 të botës.
Nëse ndodh kjo, Albanian Tyson (Tysoni shqiptarë) ka gjasa të luftoj për titullin e botët në versionin WBO.
Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 41 meçe. Ai ka fituar 35 lufta, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një me nokaut.


