Eko Higjiena

Shqiptarët, të tretët në listë për kërkim azili

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë marsit më së shumti azilkërkues kanë ardhur nga Siria (1786), pastaj nga Serbia (1386), nga Shqipëria (710). Nga Kosova kanë kërkuar azil 385 persona

Numri i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit mars ka shënuar një rritje shumë të madhe në krahasim me muajin njëjtë të vitit 2013. Kështu, në marsin e këtij viti zyrave të azilit të Gjermanisë ia kanë mësyrë 11.280 veta që është për 79.2 për qind më shumë se në marsin e një viti më parë.

Por, siç bën të ditur Enti Federal për Migracion, përmes një komunikate për shtyp, ky numër po u krahasua me atë të muajit shkurt shënon një rritje të papërfillshme, rreth 0.5%. Ndërkaq, në tre muajt e parë të këtij viti rritja e numrit të azilkërkuesve ka qenë për 75.7 për qind në krahasim me tremujorin e një viti më parë, duke mbërritur në shifrën e përgjithshme 37.820.

Uji Dea

Gjatë marsit më së shumti azilkërkues kanë ardhur nga Siria (1786), pastaj nga Serbia (1386), nga Shqipëria (710), nga Maqedonia (574) etj. Është simptomatike rritja e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria. Ata, në statistikat e mëhershme nuk kanë figuruar në kreun e listave, ndërsa gjatë shkurtit (me 833) dhe marsit zënë vendin e tretë, menjëherë pas Sirisë dhe Serbisë.

Azilkërkuesit nga Kosova në këtë statistikë janë në vendin e nëntë. Gjatë marsit është shënuar një rënie e konsiderueshme e numrit të kosovarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani. Kështu, në janar ishin 555, në shkurt 440 dhe në mars 382./albinfo.ch/