Mobi Casa

Vokrri s’iu trembet kërcënimeve të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Ivan Qurkoviq, ka deklaruar që Serbia po bënë gati ankesën tjetër zyrtare kundër Kosovës. Fadil Vokrri s’trembet dhe siguron që përgjigja e FIFA-s do të jetë përsëri e njëjtë.

Federata e Futbollit të Kosovës sikur është e përgatitur për goditjet e shpeshta që mund t’i marrë nga fqinji i “dashur”. Në FFK janë të qetë dhe shprehen të bindur që edhe në rast të ndonjë ankese të Serbisë, përgjigja e FIFA-s do të jetë e njëjtë, domethënë pozitive për Kosovën.

Në një prononcim për gazetën Arena, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, thotë që s’do t’ia dijë nëse Serbia ndërmerr diçka, pasi që sipas tij, ata do ta ‘hanë’ gjellën e njëjtë.

“Ne nuk jemi të informuar për asgjë dhe nuk kemi se për çfarë të informohemi nga Federata e Futbollit të Serbisë. Ata mund të ankohen përsëri, por përgjigja nga FIFA do të mbetet e njëjtë, ashtu siç ka qenë”, deklaroi numri një i futbollit kosovar.

FIDANISHTJA

‘Insideëorldfootball’ në rrjetin ‘online’ ka raportuar për takime të fshehta të Federatës së Futbollit të Kosovës me FIFA-n, që sipas tyre kanë ndodhur gjatë muajit shkurt. Por një gjë të tillë e kundërshton kategorikisht Vokrri, i cili thotë që FFK-ja kurrë nuk mbanë sekrete.

“Federata e Futbollit të Kosovës nuk është takuar apo nuk ka zhvilluar asnjëherë bisedime të fshehta me FIFA-n. Këto gjëra janë të pavërteta. Ne jemi transparent dhe nuk mbajmë sekrete”, u shpreh Vokrri.

Përkundër insistimit të serbëve për ndeshjen e Kosovës ndaj Haitit, miqësorja historike e përfaqësueses sonë ka marrë notë të lartë nga FIFA dhe shumë media evropiane e botërore. /Arena/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.