Kuqi e nis me humbje
Shefki Kuqi ka nisur me humbje karrierën si trajner në kampionatin e Finlandës, Veikkausliiga. Skuadra e Kuqit, Honka, të dielën në xhiron e parë të kampionatit të vitit 2014 humbi 4:3 nga Mypa.
Për Honkan luajtën Mehmet Hetemaj e Armend Kabashi, ndërsa për Mypan Denis Abdullahi. “Shënuam tre gola në ndeshje në udhëtim dhe në shtëpi kthehemi duarthatë. Kjo dhemb”, ka thënë Kuqi pas ndeshjes. “Kemi ekip të ri, por shumë të pjekur. Do të befasojmë shumë njerëz këtë edicion”, ka shtuar Kuqi që karrierë si lojtar ka bërë edhe në Premier League.


