UBT

Katër kombëtare “në luftë” për Ylli Sallahin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Austria do të detyrohet të luftojë për t`i fituar shërbimet e „margaritarit“ me shtetësi austriake sepse, në radhë për të pret edhe Kosova!

Pas Januzajt, edhe një yll tjetër i ri shqiptar i futbollit po ju nxjerr telashe shteteve të ndryshme që «luftojnë» për ta pasur në kombëtaret e tyre.

Fjala eshtë për Ylli Sallahin, 19 vjeçin i cili nga janari i këtij viti ka filluar stërvitjet për ekipin e parë të Bajernit të Munihut ndërsa së fundi në ndeshjen e të shtunës edhe është angazhuar në lojën kundër Augsburgut.

Mediet austriake shkruajnë se përkundër këtij suksesi të madh, Sallahin ende nuk e ka kontaktuar kombëtarja «e tij», ajo austriake pra.

FIDANISHTJA

I lindur në Kosovë, Sallahin prindërit e kanë sjellë në Austri kur ai kishte vetëm 8 muaj. Pasi ka kaluar fazat e futbollit ëmijeror nga mosha 4 vjeçare, ai në vitin 2010 u bien në sy vëzhguesve të Bajernit të Munihut. Kështu, ai si 16 vjeçar shkoi në Munih.

Pas debutimit të tij në bundesligë, Austria do të detyrohet të luftojë për t`i fituar shërbimet e „margaritarit“ me shtetësi austriake shkruajnë gazetta e atjeshme. Sepse, përkujtojnë ato, në radhë për të pret edhe kombëtarja e Kosovës.

Babai i Yllit madje para pak muajsh kishte bërë fjalë se ishin katër kombëtare që ia kërkonin të birin. Por, siç shkruan sportnet.at., ai në një rast tjetër kishte thënë se Ylli në këtë garë do të kishte prioritet Austrinë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.