UBT

Mustafi shpreson të luajë në Botëror për Gjermaninë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, nuk mendon se do të jetë pjesë e Gjermanisë për botërorin “Brazili 2014”. Megjithatë ai shpreson të marrë një telefonatë nga trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Loew. “Unë nuk llogaris shumë në këtë.

Por natyrisht se shpresoj. Thjesht, dua të jap maksimumin dhe shpresoj të vijë edhe një ftesë befasuese”, ka thënë Mustafi të mërkurën për “hr.de”.

FIDANISHTJA

Ai në mars u ftua për herë të parë në ekipin “A” të Gjermanisë. Mbrojtësi i Sampdorias ka thënë se ka arritur aty ku ka dashur. “E kam ndjenjën se kam arritur aty ku kam dashur.Gjithmonë jap maksimumin, pasi dua të qëndroj aty ku jam”, ka shtuar Mustafi.

Mustafi 21-vjeçar këtë edicion me fanellën e Sampdorias ka zhvilluar 27 paraqitje në Serie A të Italisë. Ai për ekipin U-21 të Gjermanisë ka regjistruar shtatë paraqitje, derisa ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Gjermanisë, ku edhe ishte kapiten. Vlerësohet një nga mbrojtësit më perspektivë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.