Anamorava po plaçkitet nga Qeveria
Nga Gani Sadiku – Se Anamorava është duke u “vjelur” më shumë se çdo pjesë tjetër e Kosovës nga ana e Qeverisë, s`ka asnjë fije dyshimi.
Nëse udhëton nga Prishtina në drejtim të Gjilanit dhe Kamenicës, por njësoj është edhe nga Vitia e Ferizaji, jo vetëm që ke për t’u përballur me një infrastrukturë shumë të shkatërruar, por edhe ke për të parë shumë ekipe të policisë së Kosovës që shoqërohen nga inspektorë dhe doganierë të cilëve nuk u shpëton asnjë mjet transporti për ta “vjelur” qytetarin dhe për t’ia shpëtuar “Fytyrën” Qeverisë, sepse duhet plotësuar Premtimet e papërgjegjshme nga kryeministri i vendit ende pa filluar fushata zgjedhore në Kosovë.
Mbi të gjitha, kjo jo vetëm që ma forcon bindjen se në Anamoravë nuk është investuar fare në infrastrukturë gjatë qeverisjes së Hasim Thaçit, por edhe më tepër qytetarëve dhe bizneseve të kësaj ane u është shtuar zullumi nga aparati shtetëror (duke i dënuar dhe duke i frikësuar me kontrolla të shpeshta, bizneset e që është në s’përputhje me premtimet e Kryeministrit ) për t`i plaçkitur në prag të zgjedhjeve, e kjo na tregon shkallën e papërgjegjësisë, së tij në raport me votuesin jo vetëm të kësaj ane.
Kjo favorizon sjelljen anormale edhe të vartësve të tij , që janë veshur me pushtet dhe me ndihmën e tij, i hapin rrugë korrupsionit, abuzimit,mashtrimit dhe keqpërdorimit.
Kjo sjellje e Kryeministrit është vlerësuar negativisht nga qytetarët e kësaj ane në përgjithësi por edhe bizneseve në veçanti të cilat në lëkurën e vet bartin pasojat e kësaj qeverisje te keqe e që në asnjë mënyrë nuk mund t’i shpëtojnë ngulfatjes nga konkurrenca e pandershme dhe ekonomia informale.
Si pasojë e këtyre sjelljeve sot del ne pah “moderniteti dhe falsiteti” i një shtrese “intelektuale” të pasitur, që fatkeqësisht në saje të servilizmit partiak,jo vetëm që u kanë dhënë tendere kompanive të preferuara të tyre nga jashtë këtyre qyteteve, por kanë zënë shumë poste kryesore në administratën e shtetit, dhe kanë ndikuar që Anamorava të ketë një shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik dhe vështirësi të mëdha në sundimin e rendit dhe ligjit.
Sikur ky kryeministër dhe vartësit tij të ishin më të përgjegjshëm në raport me qytetarin e Anamoravës, edhe Politika do te bëhej me elokuente e më njerëzore dhe pengesat e hamendjet diversive të qytetarëve për të dalë në zgjedhje do të ishin më të vogla.
Në gjuhën popullore krejt këtë klasë politike që sot udhëheq Kosovën do ta quaja me një emër të veçantë si “jashtëqitje e kombit”.
E cila nuk ka asgjë tjetër përveçse premtime elektorale sa për ta marrë pushtetin dhe mandej për 4 vite të jenë “ Bosa të Bosave” të cilët do të jetojnë në një “sokak” që siç e quan i madhi Kadare “Sokaku i të Marrëve” . Kjo ndodhë kur një “Elitë” e madhe jeton jashtë çdo marrëdhënieje me popullin e të cilët kur zbresin në “kalldrëmet e Palortosë” me nallane druri ,të azdisur e të dalldisur nga të mirat që i’u sjell pushteti,çmendin njerëzit të cilët dhanë jetën dhe sakrifikuan familjen për komb dhe atdhe.
Kësaj radhe kryeministri po bënë një mashtrim elektoral “për diell”, ngase për fondin zhvillimor dhe për atë “miliardin e famshëm”, nuk mundë të vendosë Qeveria as kryeministri, se ato nuk janë para publike por janë paratë e kursimit të qytetarëve të këtij vendi, që asnjë qeveri, as tash as në të ardhmen, s’do të ketë qasje në këto fonde.
Përndryshe Hashim Thaçi dhe vartësit e tij d’o tua gjenin vendin edhe atyre parave sikurse i kanë zhvatur shumë fonde tjera në emër të zhvillimit ekonomik që me dioptrinë e askujt sado e madhe qoftë,nuk po vërehet,.!! Edhe siç po duket këtij Kryeministri ju ka përzije fundi me fillimin e mandatit, premtimet duhet dhënë në fushatën zgjedhore e jo në fund të mandatit.
Këta janë strategët e dështimeve dhe dijetarët e provincave që mundohen me “Kleqka” t’i tradhtojnë qytetarët të cilët deri tani kanë besuar shumë në verbërinë e kryeministrit , por dhe në histori është e njohur se çdo popull deri më sot ka paguar lajthitjet e veta dhe gabimet e prijësve të paditur, nga se ata padijen dhe hamendjen e tyre janë shumë të aftë ta konvertojnë në dije./rajonipress/

