Fundamenti

PSG ofron një “mal” me para për Januzaj

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Paris Saint Germain nuk heq dorë nga plani për të transferuar në “Parc de Princes” mesfushorin 19-vjeçar të Manchester United, Adnan Januzaj. Lojtari me origjinë kosovare i lindur në Belgjikë po tërheq prej kohësh vëmendjen e klubit francez që përgatitet të bëjë një ofertë të majme në adresë të “Djajve të kuq”.

Sipas faqes së internetit “Football Direct News”, sheiku Al Khelaifi ka gati 48 milionë euro pasi dëshiron që Januzaj të bashkohet me skuadrën e tij që në merkaton e kësaj vere.

UBT

Edhe pse Manchester United dhe David Moyes e kanë sqaruar disa herë pozicionin e tyre kundër largimit të mesfushorit, një ofertë e tillë mund ta joshë shoqërinë angleze, e cila i rinovoi kontratën disa muaj më parë për të mos e humbur me parametra zero.

Januzaj u transferua te Manchester United pasi telenti i tij ra në sy te skuadra e të rinjve të Anderlecht. Sir Alex Ferguson ishte ai që besoi te i riu me origjinë kosovare, duke e bashkuar me të rinjtë e Manchester United për rreth 300 mijë pound.