UBT

Xhaka rrezikon Botërorin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Granit Xhaka deri më tani në këtë edicion ishte lojtar i rëndësishëm i Borussia Monchengladbachut. Por, mesfushori kosovar ka filluar ta ngrohë bankinën kohëve të fundit.

21 vjeçari nuk u inkuadrua në lojë nga minuta e parë, në duel me Hertha Berlinin gjatë fundjavës që shkoi, gjë që ka filluar ta shqetësojë reprezentuesin zviceran.

Mobi Casa

“Isha në formë. Nuk mund të them diçka tjetër”, ka thënë Xhaka. Mediat e huaja kanë raportuar se Xhaka mund ta humbasë vendin në ekipin e titullarëve te Përfaqësuesja e Zvicrës në Botërorin ‘Brazili 2014’, nëse nuk aktivizohet rregullisht në skuadrën gjermane në Bundesligë.