UBT

Kapet kosovari që theri gruan me thikë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia ka kapur shqiptarin Sali Sybeka, 23-vjeçar, i cili ishte arratisur pasi kishte therur me thikë bashkëshorten e tij në fund të janarit në Wohlen të Argaus.

Autoritetet zvicerane bëjnë të ditur se kosovari ishte kapur teksa po fluturonte për në Hungari nga mesi i shkurtit, ndërsa Zyra Federale zvicerane e Drejtësisë kishte kërkuar ekstradimin e Sylbekës në Zvicër.

Tashmë 23-vjeçari nga e hëna u është dorëzuar autoriteteve zvicerane. Prokuroria në Muri–Bremgarten ka hapur rastin ndaj kosovarit me dyshimin për vepër penale vrasje me paramendim.

Sylbeka më 27 janar kishte sulmuar me thikë gruan e tij, 24 -vjeçaren me shtetësi zvicerane në Wohlen. Ajo ishte plagosur nga goditjet me thikë në qafë dhe ishte dërguar me ambulancë në spital.

Eco Higjiena

24-vjeçarja me shtetësi zvicerane kishte pësuar lëndime të rënda pas një grindjeje me burrin.

Policia e Kantonit Aargau nuk kishte arritur ta kapte menjëherë të dyshuarin, burrin e 24-vjeçares, i cili prej atëherë ishte në arrati. Policia kishte shpallur fletarrestim ndërkombëtar, po ashtu kishte bërë publike foton e tij nëpër mjetet e trafikut publik në Argau.

Sali Sylbeka kishte ardhur vetëm disa javë më parë në Zvicër, pasi ishte martuar vitin e kaluar, thuhet në komunikatën e policisë në Argau.
Rrethanat dhe motivi i sulmit janë objekt i hetimit të mëtutjeshëm./albinfo.ch & sda/