ARKATANA

Hitzfeld: Shaqiri duhet të vazhdoj me Bayernin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ottmar Hitzfeld, i ka bërë thirrje Xherdan Shaqirit që mos të largohet nga Bayern Munich. Sipas selektorit të Zvicrës, mesfushori kosovar duhet ta dëshmoj vetën në Allianz Arena.

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka këshilluar Xherdan Shaqirit që mos të largohet nga Bayern Munich. Sipas trajnerit gjerman, mesfushori kosovar duhet ta dëshmoj vetën në Allianz Arena

“Xherdani aktualisht luan në skuadrën më të fortë në botë dhe ka aftësi të luaj në formacionin bazë. Ai duhet të jetë më i durueshëm dhe të pres”, ka deklaruar Hitzfeld për kicker.

Ditëmë parë vëllai i madh i Xherdanit, Erdini, kishte paralajmëruar reprezentuesi i Zvicrës ka gjasa të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk po mund të gjejë hapësira në skuadrën e Pep Guardiolës.

Hidromorava

Reprezentuesi i Zvicrës ka përfunduar në bankën rezervë, pasi ka konkurrencë emra të mëdhenj si: Franck Ribery, Mario Gotze, Arjen Robben e Thomas Muller.

Por, pavarësisht deklaratave të Erdinit, mesfushori nga Zhegra ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2016.

“Nuk e kam thënë kurrë se dua të largohem. Unë ndihem mjaft mirë dhe rehat në Munich, kështu që nuk po mendoj të shkoj nga këtu. Ky është opinioni i vëllait tim, por është ndryshuar paksa deklarata e tij, ajo çka ka thënë”, u shpreh futbollisti kosovar për mediat gjermane.