Festivale nëpër male (Parodi )
Erdh pranvera ngadalë dale – Po vjen koha për festivale ! Matrapazët pa havale – Po na thërrasin me këndua n’male !
Me këndua n’male, me këndua n’fusha –
Për me i trembë ujq e arusha !
Këndojnë rapsodët këngë të vjetra –
Për me i trembë lepuj e dhelpra !…
Festivale me mbajt n’salla –
Po na tremben kuajt n’stalla !
Festivale me mbajt n’shesh –
Po na bahet puna përshesh !
Me i këndua këngët e mallit –
Po na tremben prej kavallit !
Me i këndua trimat e hutës –
Po na tremben prej lahutës !
Me ia këndua trimat Malësisë –
Po na tremben prej çiftelisë !
Me i këndua këngët e bylbylit –
Po na i trembin tingujt e fyellit !
Për vlerësime n’vend t’jurive –
Po i emërojnë do çobanë t’dhive !
Kryetar emërojnë Bexhetin –
Që t’kursejnë ma shumë buxhetin !
N’përfundim, del Shili Byku –
Mbanë fjalim para publiku :
“Ngoni mirë, ju fusha e male ,
Ç’thotë juria profesionale !…
Me iu dhanë pare – do t’hymë n’gjynah ,
Se i harxhoni deri n’ sabah !
Do t’ iu japim diploma n’fletë –
Që t’i ruani kujtim për jetë !”
Demir Krasniqi, Gjilan , më 22.03.2014.


