ARKATANA

Derbi i Tetovës, ndër 10 ndeshjet më të zjarrta në botë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jehona e derbit të Tetovës Shkëndija-Renova kalon kufijtë e Maqedonisë. Këtë herë kjo përballje kapërcen çdo limit e merr famë edhe falë dekorit të përzgjedhur nga tifozeritë respektive, apo dhe mbështetjes së zjarrtë me të cilën fansat e këtyre dy skuadrave përkrahën ekipet e tyre të zemrës.

Një atmosferë elektrizuese që në të vërtetë nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi faqes lagrinta.fr. Në këtë adresë franceze online të specializuar përsa i përket kësaj fushe klasifikohen 10 ndeshjet më të zjarrta dhe më tërheqëse në lidhje me mbështetjen që i japin fansat skuadrës së tyre të dashur dhe këtë herë bën dallim pikërisht derbi i zjarrtë i Tetovës, që përzgjidhet në këtë renditje duke u klasifikuar në përfundim në vendin e gjashtë.

Uji Dea

Më shumë sesa vendi ku është pozicionuar takimi Shkëndija–Renova bën përshtypje vëmendja që i është rezervuar një sfide të tillë, sidoqoftë në këtë klasifikim në dhjetëshen e parë kjo ndeshje spikat pasi prej saj janë përzgjedhur dy foto që përcjellin më së miri edhe frymën e vërtetë të këtij derbi, e për më tepër nga takimet e tjera një privilegj të tillë në këtë renditje të veçantë e kishte gjithashtu vetëm sfida e kampionatit tunizian Esperance Tunis–Club Africain, që u klasifikua në vendin e katërt.

Në këtë renditje ishin përzgjedhur edhe ndeshje të tilla si Fortuna Dusseldorf–St.Pauli e Hamburg–Nurnberg që pozicionohen respektivisht në vendin e nëntë dhe të tetë, ndërsa klasifikimi përsa i përket fundjavës së kaluar kryesohet nga takimi i Primera Division Malaga–Real Madrid, i ndjekur në vazhdim nga sfida e kampionatit hlandez Zwolle –Go Ahead Eagles dhe ajo e Segunda Division Deportivo La Coruna–Barcelona B. /Albeu/Telegrafi/