ARKATANA

Borchardt: Zbatim i barabartë i ligjit për të gjithë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, ka thënë se nuk ka padi të fshehta në Kosovë, sepse mekanizmi për padi të fshehta nuk ekziston në sistemin ligjor të Kosovës.

Borchardt i është referuar bastisjes së stacionit policor në Zubin Potok dhe lirimit të paligjshëm të një të dyshuari, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vepra të rënda penale.

“Kjo nuk ka qenë skenë nga një film Hollivudi. Kjo ka ndodhur vërtet javën e kaluar në Zubin Potok”, ka thënë Borchardt për gazetën serbe “Blic”, duke shtuar se i arratisuri Sllobodan Sovrlliq ka qenë në paraburgim në Zubin Potok me urdhër arrest dhe jo se ka qenë në një listë sekrete.

ARKATANA

Sipas tij, i arratisuri duhet të sillet para drejtësisë dhe do t’i jepet mundësia që rastin e tij ta paraqesë në gjykatë.

“EULEX-i është këtu sepse Bashkimi Evropian beson se veriu i Kosovës, sikurse e gjithë Kosova, ka të ardhme. Por, kjo e ardhme do të jetë e pasigurt derisa disa njerëz marrin ligjin në duart e tyre”, ka thënë Borchardt. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.