ARKATANA

Mustafa nis kontrollin mbi degët e LDK’së

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur një standard të ri në partinë e tij, për të pasur kontroll më të lehtë mbi disa degë të partisë ku strukturat janë të përçara dhe po krijojnë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka vendosur që disa vartës të tij nga Kryesia qendrore e LDK’së t’i dërgojë si udhëheqës të përkohshëm të degëve problematike, duke i emëruar si anëtar të shtabeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që po vijnë.

ARKATANA

Burime të Tribunës brenda LDK’së kanë treguar se nëpër disa degë ku LDK ka pas humbje në zgjedhjet lokale, duke përfshirë edhe kryeqytetin, ka shumë probleme dhe pakënaqësi me strukturat aktuale udhëheqëse, andaj kanë kërkuar zgjedhje.