Sulmoj fizikisht një qytetar rom, pranga për gjilanasin
Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan, është arrestuar me 21.01.2017 i dyshuari mashkull shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti me datën e cekur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull rom, duke i shkaktuar lëndime serioze.
Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

