FIDANISHTJA

Shaqiri i kënaqur me interesimin e Liverpoolit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anësori shqiptar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka pranuar se ai është i kënaqur me interesimin e Liverpoolit për të dhe ka insituar se “ju duhet t`i dëgjoni ofertat” kur “top klubet” interesohen për ju.

Reprezentuesi zviceran nuk është paraqitur rregullisht në formacionin e Pep Guardiolas, pasi 22-vjeçi po përballet me një betejë të vështirë për një vend me Arjen Robbenin, Franck Riberyn, Mario Gotzen dhe Thomas Mullerin.

Ish-lojtari i Baselit, i cili u transferua në Bayern gjatë vitit 2012, është lidhur me një largim nga Allianz Arena në drejtim të Liverpoolit, Juventusit dhe Napolit.

Hidromorava

“Kur ju dëgjoni këta emra, natyrisht se duhet t`i shikoni ofertat, por nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Shaqiri për Goal.com.

“Nuk mund të them asgjë për këtë. Po ndjehem mirë në Bayern, por si lojtar ju duhet t`i dëgjoni ofertat, nëse njëra nga këto klube është interesuar për ju”.