FIDANISHTJA

Jakupi: Populli nuk është duke ngrënë barishta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deklarimet e zyrtarëve qeveritarë drejtuar popullit, për atë se Serbia nuk mund t’i organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i ka vlerësuar si një mashtrim të radhës që po i bëhet popullit.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se po fyhet inteligjenca e popullit nga qeveritarët.

ARKATANA

“Po thuhet: ‘Serbia s’po organizon zgjedhje, po grumbullon vota’. A mund të grumbullohen votat pa zgjedhje? Çka t’i themi këtij mashtrimi të radhës? Veçse, mos ia fyni intelegjencën këtij populli se nuk është duke ngrënë barishta të hidhura. Vendime të hidhura po se po!!!”, ka shkruar Krasniqi

Sipas tij gënjeshtrat e qeveritarëve nuk po pinë ujë më, dhe se popullit duhet thënë e vërteta dhe vetëm e vërteta.