ARKATANA

Prorektori i ri ia kishte miratuar vëllait gradën e rrejshme akademike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – I sapozgjedhuri të premten në postin e ushtruesit të detyrës së prorektorit për çështje akademike në universitetin “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, e kishte nënshkruar evidencën e stafit të angazhuar si ligjërues në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në të cilën vëllait të tij, Qenan Qerimi, i figuron thirrja akademike “profesor-asistent”, pa e pasur fare atë dhe as kontratë të rregullt me UP-në, shkruan sot “Koha Ditore.

Evidenca është nënshkruar edhe nga dekani i Juridikut, Bajram Uka.

Qenan Qerimi ka punuar për katër muaj si profesor-asistent në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, pa pasur gradë akademike dhe pa pasur kontratë të rregullt pune në Fakultetin Juridik të universitetit “Hasan Prishtina”.

UBT

Ky angazhim i tij dhe grada profesor- asistent është bërë me dijeninë dhe me nënshkrimin e vëllait të tij, Qerim Qerimi, i cili të premten u zgjodh ushtrues detyre i prorektorit për çështje akademike në UP.

Ai ka qenë deri në këtë ditë prodekan për çështje mësimore në Fakultetin Juridik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.