Fundamenti

Krojet e Gollakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më djeg malli n’damarë t’ gjakut – T’ shkoj , t’ pi ujë n’ kroje t’ Gollakut ! N’ atë Malësi , ku e nisa jetën – T’ a shuaj mallin , t’ a shuaj etjen !

E kujtoj atë Malësi trime ,
Kroje , gurra e burime –
Ku e kam shua etjen time ,
Ku e kam nisë këngën me gëzime !…

Kujtoj Kroin e Shtëpisë –
Përmbas nënës ku jam nisë !
S’ dinte t’ lodhur nënë e ngrata –
Ujë me lekë mbushte në kënata !

Me kazan e me kusia –
Për nevojat që kish shtëpia !
Prej kaçorres , prej ibrikut –
Me i sjellë ujë familjes , mikut !…

Kujtoj Kroin e Livadhit ,
Që buronte n’ rrënjë të ahit ,
Ku kam ngrënë bukë n’ rrasë t’ një guri ,
Ku kam pi ujë si biluri !

Kujtoj Kroin e Asqerit –
Ku kam pi ujë si t’ sheqerit !
Ku i kam la faqet si molla –
Sa herë që kam shkua te shkolla !

Kujtoj Kroin e Kadrisë –
Ku kam pi ujë gjatë fëmijërisë !
Ujë i pastër n’ atë rrëzë malit ,
Që m’ freskonte n’ lule t’ ballit !

FIDANISHTJA

Kujtoj Gurrën e Capacit ,
Që m’ freskonte trupin palcit !
Sidomos gjatë muajit Gusht –
Ku kam pi unë , ujë me grusht !

E kujtoj Gurrën e Lakut –
Mbi kodrina të Novakut ,
Ku kanë pi ujë shumë dasmorë ,
Shumë bari e nxënës shkollorë !…

Kujtoj Gurrën e Meshinës –
Sa herë ngjitëm Obërrshinës !
Nuk mund ta marr të përpjetën –
Në atë Gurrë , pa e shua etjen !

Sa herë dal n’ Tugjec me u kënaqë –
Nuk e la pa u ndalë n’ Jallaqë !
Me pi ujë n’ atë Gurrë t’ Jallaqës ,
Me i freskua sy e faqe !

Kush ka pi ujë në Gollak –
Çdo pikë uji i bahet gjak !
Kush ka thithë ajër n’ ato kodra –
Nuk e di se çka është mortja !

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.