KKVITI

Mustafi: Rikthehem në Bundesliga së shpejti

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qendërmbrojtësi kosovar, Shkodran Mustafi, u thirr për herë të parë në Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe kjo i befasoi të gjithë tifozët gjerman, të cilët pak kishin njohuri për 21-vjeçarin që luan tek Sampdoria në Serie A. Lojtari që ka dalë nga akademia e skuadrës gjermane Hamburg, synon që një ditë të rikthehet për të luajtur në Bundesligë, edhe pse nuk i ikë pothuajse asnjë ndeshje e kampionatit gjerman.

“Unë e shikoj shumë Bundesligën. Pothuajse për çdo ndeshje gjej kohë që t’i shikoj. Hamburgu më pëlqen dhe shpresoj të mbeten në elitën e futbollit gjerman. Synimi im është që një ditë të kthehem dhe të luaj në Bundesligë, pasi mendoj se është ndër kampionatet më të forta në botë”, u shpreh Mustafi, i cili deklaron se ëndërron që të luaj edhe me Gjermaninë në kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.

Eco Higjiena

“Njerëzit ende nuk më njohin shumë, por me punë arrihet gjithçka. Shpresoj që do të luaj në botëror, do të ishte një ëndërr e realizuar për mua”, tha Mustafi për ‘Sportbild’.