Eko Higjiena

Kuçi: Çështja e EULEX-it të definohet sa më parë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë takimit me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer, ka thënë se çështja e misionit të EUELX-it duhet të definohet sa më parë.

Gjatë takimit, Kuçi dhe Blomeyer biseduan për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin gjerman dhe për misionin e EULEX-it në Kosovë.

ARKATANA

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë. /Telegrafi/